Premium Only Content
 
			Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni,
Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje
Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje
Para 7 ore
Këto pamje në rrugët e kryeqytetit janë përditshmëri. Shpesh shohim foshnja e fëmijë të vegjël që keqpërdoren nga prindërit për të kërkuar lëmoshë. Një prind ndan përvojën kur kishte dashur të paraqesë një rast për maltretim të një foshnjeje dhe thotë se asnjë nga telefonat nëpër institucione që kishte rënë, nuk kishte marrë përgjigje, përveçse në Megjashi. Me çka ajo konkludon se në vendin tonë institucionet nuk veprojnë sa duhet në lidhje me paraqitjen e dhunës ndaj fëmijëve.
“Kisha një situatë para një jave dhe provova të thërras në telefon nëpër disa shërbime tona sociale, në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe të paraqes “lëmoshë”, gjegjësisht maltretim të një foshnjeje në semafora, ishte foshnje gjashtë muajshe dhe një tjetër një ose dy vjet. Më besoni se nuk hasëm në përgjigje, mbetën memec, në asnjë telefon që cingrova nuk mora përgjigje e të vetmit ishin Megjashi”, tha Valentina Krsteva – prind.
Vetëm për dy muaj vitin e kaluar në ambasadën e fëmijëve Megjashi janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje. Ndërkaq në raportin vjetor të 2023 të “Alo Bushavko” të “Megjashit” janë gjithsej 307 paraqitje për probleme me shëndetin mendor, lëndime dhe marrëdhëniet familjare.
“Në 2023 kemi pasur 307 paraqitje me të cilët kemi bërë 619 telefonata, numri total i fëmijëve është 379, prej të cilëve 117 janë meshkuj, 107 janë femra dhe për 156 nuk e dimë gjininë”, theksoi Klementina Dobrevska – koordinatore e telefonit SOS.
Dragi Zmijanac, kryetar i Megjashit bën apel deri tek institucionet kompetente për intervenim serioz, sepse siç thotë shëndeti mendor është rrënuar dukshëm te fëmijët viteve të fundit e këtë e tregojnë raportet e ambasadës.
“Vlerësojmë se MASh dhe Ministria e Shëndetësisë duhet ta marrin seriozisht mesazhin nga Ambasada e parë e fëmijëve dhe “Alo Bushavko” që punon 30 vite dhe është i qasshëm 24 orë, të angazhohen dhe me përkrahjen tonë dhe të Odës së psikologëve të bëjnë protokoll, udhëzues, doracak se si shërbimet profesionale, arsimtarët dhe psikologët në kopshte etj., që të veprojnë si duhet dhe të mos vjen deri te marrja e jetës nga pakujdesia e institucioneve”, theksoi Dragi Zmijanac – kryetar i ambasadës së parë të fëmijë “Megjashi”.
Sipas grupmoshës, shumica e raportimeve kanë të bëjnë me fëmijët e moshës 13 deri në 15 vjeç, pastaj 10 deri në 12 vjeç dhe në vendin e tretë për nga numri i raportimeve janë fëmijët e moshës 7 deri në 9 vjeç./TV21/
- 	
				 LIVE LIVESpartan19 hours agoFirst playthrough of First Berserker Khazan276 watching
- 	
				 28:01 28:01Living Your Wellness Life2 days agoTrain Your Hormones6.54K
- 	
				 43:28 43:28The Heidi St. John Podcast1 day agoFan Mail Friday: Faith Over Fear and Finding Strength in Every Season3.46K
- 	
				 1:05:30 1:05:30SGT Report1 day agoTHE HORRIBLE TRUTH ABOUT EVERYTHING -- Harley Schlanger45.2K87
- 	
				 11:04 11:04Blackstone Griddles16 hours agoCountry Fried Steaks on the Blackstone Griddle90.2K13
- 	
				 49:47 49:47Brad Owen Poker1 day agoI Get My First BIIGGG Win! $25,000+ Buy-in! HORSE Championship! Don’t Miss! Poker Vlog Ep 32415K1
- 	
				 9:53 9:53Rethinking the Dollar1 day agoWhen Detroit Bleeds, America Suffer! Layoffs Have Begun19.2K31
- 	
				 18:36 18:36Clownfish TV1 day agoYouTube Just NERFED YouTube Gaming... | Clownfish TV21.9K32
- 	
				 10:26 10:26Silver Dragons21 hours agoSilver is TAKING OFF Around the World22.2K4
- 	
				 1:36 1:36From Zero → Viral with AI1 day ago $4.43 earnedAI in Content Creation & Discovery – The New Era of Marketing23.9K2