Pritja e ngrohtë që Modi i bëri Putinin

22 days ago
328

Presidenti rus, Vladimir Putin, është pritur me nderimet më të larta në Indi nga homologu i tij Narendra Modi.
Në një video të publikuar nga kryeministri indian, mund të shihet se në ceremoninë e pritjes morën pjesë edhe kalorsë, ndërsa një njësi nderimi bëri paradë për të nderuar presidentin rus, i cili mbërriti me një automjet luksoz.
Kryeministri Modi dhe presidenti Putin u angazhuan për një bashkëpunim më të thellë në fushat e mbrojtjes, tregtisë dhe energjisë, duke theksuar lidhjet strategjike të forta mes dy shteteve.
Modi e lavdëroi "lidershipin dhe vizionin" e presidentit Putin pas nënshkrimit të një sere marrëveshjesh dypalëshe dhe shtoi: Këto dekada kanë sjellë shumë sfida për njerëzimin, por lidhjet mes Rusisë dhe Indisë kanë qenë si Ylli i Veriut.

Loading comments...